Dy aksidente të rënda në Pakistan, 24 të vdekur

Së paku 24 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndara trafiku që sot në mëngjes kanë ndodhur në Pakistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në verilindje të Pakistanit sot në mëngjes ndodhi përplasje e dy trenave në të cilin jetën e humbën së paku 11 persona, ndërsa 62 të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi në vendin Sadiqabad në krahinën Punjab. Një tren pasagjerësh nga Lahore goditi në një tren mallrash të parkuar.

Shefi i policisë Umer Farooq tha se fatkeqësia me siguri është shkaktuar nga gabimi në sinjalizim për shkak të cilës ngasësi i trenit ktheu në shinat paralele në të cilat qëndronte treni mallrave.

Paralelisht me këtë, sot në mëngjes në po të njëjtën krahinë pakistaneze ndodhi edhe një fatkeqësi autobusi.

Autobusi me pasagjerë u rrokullis dhe ra në greminë në vendin Attock. Së paku 13 pasagjerë humbën jetën, ndërsa më shumë persona u lënduan.