A duhen frekuentuar banjat termale pa keshillen e mjekut?

Mjekimi me ujera minerale eshte pjese e mjekimit te pergjithshem modern, por jo kryesor. Ujerat termale ndihmojne mjekimin me barna duke e forcuar kurimin ndaj te semurit. Semundjet qe i nenshtrohen ketij lloj mjekimi jane te percaktuara.

Jane semundjet e sistemit lokomotor (levizjes) si artriti, spondiliatroza, reumatizmi kronik, neuritet e nervit shiatik etj, ato qe i nenshtrohen ketij lloj mjekimi. Rekomandimi behet ne nje faze te caktuar te semundjes dhe gjithmone me urdhrin e mjekut. Mjeku fizioterapist, Kujtim Qenami tregon per gazeten “Shekulli” se burimet termale mund te shkaktojne edhe efekte negative ne shendetin e njerezve.

Per cilen kategori njerezish keshillohet frekuentimi i burimeve termale, si forme kurimi?

Perveçse nga te semuret lokomotore, frekuentimi i banjave termale gjen perdorim edhe nga personat qe vuajne nga nje sere semundjesh te brendshme si: ulçera, gastriti, semundjet e stomakut, semundjet e lekures etj.

Perveç banjes pacientet mund ta konsumojne ujin e banjave. Pirja e ujit behet me doza te caktuara sipas keshilles se mjekut per menyren se si duhet ta konsumoje ate dhe kohen me te pershtatshme te mundshme. Frekuentimi i banjave termale shfaq efekte pozitive tek te semuret qe vuajne nga melçia dhe hepatiti (gjendja pas kalimit te verdhezes).

Punonjesit qe e ushtrojne aktivitetin e tyre ne nje ambient me helme ne bujqesi dhe qe kane shqetesime nga melçia permiresohen nga kurimi me keto ujera. Edhe femijet mund t’i nenshtrohen  ketij mjekimi, por me parametra te ndryshem nga ato te te rriturve. Kohezgjatja eshte me e vogel dhe dozat e ujit qe duhet te konsumojne, duhet te jene te vogla.

Banjat termale keshillohen per femijet me probleme kockore, me semundje alergjike te lekures dhe me bronshite astmatike. Gjithmone eshte i nevojshem vezhgimi i mjekut dhe kushtet e burimeve termale duhet te plotesojne disa parametra specifike. Njerezit obeze gjithashtu duhet te jene pjese e ketij trajtimi sepse me kete mjekim luftohen yndyrat e larta.

A ka efekte negative qendrimi ne burime termale?

Jo çdo i semure mund te frekuentoje banjat termale. Per shembull, nese dikush vuan nga hipertensioni, ka probleme koronare (ngushtimi i gjakut te eneve te zemres) apo vuan nga ndonje semundje tuberkulare a infeksion kockor, nuk mund te frekuentoje burimet termale.

Asnjehere nuk duhet qe i semuri te mjekohet me koken e vet sepse semundjet qe i nenshtrohen ketij procesi kane nje faze te caktuar. Ato nuk duhet qe te jene ne fazen akute, sepse ajo e agravon semundjen, ne vend qe t’i jape efekt pozitiv. Jane edhe disa indekse laboratorike qe behen perpara se i semuri te shkoje ne llixha.

Ai duhet te jete me prova reumatizmale dhe analiza gjaku te stabilizuara, duhet te kete kaluar kohe nga periudha e fazes akute (te pakten 6 muaj deri ne 2 vjet) dhe te jete ne nje grade te permiresuar. Ne kete faze, ai mund t’i nenshtrohet mjekimit me ujera termale dhe efekti do te jete i mire.

Cila do te ishte stina e keshillueshme per te frekuentuar banjat termale?

Kjo eshte e lidhur ngushte me vendndodhjen e burimit mineral. Stinet me te mira jane pranvera dhe vjeshta.

Nuk perjashtohet as stina e dimrit, por kjo vetem kur ka kushte dhe infrastrukture ne vendndodhjen e banjave termale. Stina e veres eshte e nxehte dhe temperatura e larte krijon djerse ne lekure dhe perfitimi eshte me i paket.

Cila eshte kohezgjatja qe nje pacienti i duhet te qendroje ne banja termale?

Per te gjitha semundjet qe permendem me siper, çdo vit duhet te kryhen 12 deri ne 15 seanca. Kohezgjatja e banjes duhet te filloje gradualisht duke u rritur dhe ne diten e katert apo te peste duke arritur keshtu 15 minuta.

Hyrja ne ujin e banjave termale duhet te jete graduale dhe temperatura duhet te jete e perafert me temperaturen e trupit. Ka nje mendesi te gabuar nga ana e atyre qe mendojne se temperatura e ujit duhet te jete shume e larte.

Ka pasur raste kur pacientet qe i kane shpetuar keshillave tona dhe kane vepruar me koken e tyre. Ka ndodhur pastaj qe nga temperatura e larte kane pasur komplikime me tensionin, zemren deri ne infarkte, hemorragji dhe vdekje. Per semundjet e brendshme ka nje tjeter kohezgjatje. Per ta rekomandohet nje frekuentim qe zgjat 3 jave deri ne 1 muaj e gjysme.