Dubrava e Suharekës bëhet me xhami të re

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë në fshatin Dubravë të Suharekës. Në këtë eveniment merrnin pjesë edhe përfaqësues të Komunës – nënkryetari Rexhep Kuqi, partive politike,shoqatave të dala nga lufta, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe banorë të fshatit Dubravë,donatori, Xhavit Liman Krasniqi nga ky fshat me punë në Britani të Madhe dhe shumë të tjerë

Kryetari i KBI të Suharekës Halim ef. Shehu duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se se sot ne kemi dy gëzime madhështore pritja e muajit të Ramazanit dhe përurimi i kësaj xhamie dhe besojmë që kjo xhami do t’i bashkojë besimtarët dhe do t’i edukon brezat e rinj në nënshtrimin dhe dashurinë ndaj Zotit një me shpresën se të gjitha lutjet do të jenë të pranuara dhe lutemi që kjo xhami të jetë vatër e edukimit të çështjes fetare dhe kombëtare

Në fjalën e tij myftiu Tërnava duke u uruar banorët për këtë shtëpi të Zotit tha se besimtarët e kanë mundësinë që t’i përkushtohen adhurimit ndaj Zotit me vullneti e të madhërisë së Allahut si Krijues të këtij universi e kësaj toke mbi të cilët jetojmë. ”E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Mbramë e që e falë namazin dhe jep Zeqatin e nuk i frikësohet askujt tjetër përpos Allahut të tillët do të jenë të udhëzuarit në rrugën e drejtë”

Ai poashtu theksoi se ky fshat prej sot është më i begatë, me i ndritshëm përmes këtyre minareve kaq të larta që prej tyre dëgjohet ezani. Tash e deri në kiamet do të përmendet emri i donatorit të kësaj xhamie që e bëri familja Krasniqi dhe e lus Zotin që ata t’i shpërblejë metë mirat e Tij në dy botërat. Ky i ka ndërtuar vetës një shtëpi në xhenet kur do të dalim para Zotit. Duhet të mësohemi të nderuar të pranishëm që mos të themi se morëm donacion, dhe ky popull ka kurajo, besim e gatishmëri që vepra të tilla të xhamive, spitaleve, shkollave të ndërtoj vetë sikurse sot dhe këto vepra shkojnë në favor të vendit dhe ardhmërisë së gjeneratave tona”-tha myftiu Tërnava

Kurse nënkryetari i Komunës së Suharekës z.Rexhep Kuqi tha se inaugurimi i kësaj xhamie është tepër domethënëse për neve dhe është kënaqësi që të përurojmë këtë xhami në prag të muajit të Ramazanit. “ Banorët e Dubravës ditën të veprojnë edhe kohë të duhur. Kur ishte koha e luftës iu përgjigjën dhe këtu prapa këtij objekti është lapidari i dëshmorëve të fshatit dhe kur ishte çështja e ndërtimit të kësaj xhamie ishte referendumi i parë në Kosovë i organizuar për ndërtimin e xhamisë dhe u tregua një pajtueshmëri e plotë për ndërtimin e kësaj xhamie”-tha Kuçi.

Edhe komuniteti i fshatit u shprehën tepër të gëzuar që më në fund edhe fshati i tyre u bë me një xhami ku do të kryejnë adhurimet fetare islame.