Drita fiton me goleadë, Drenica befason Llapin

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, e ka nisur furishëm sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit në ndeshjen e xhiros së parë në shtëpi kanë mposhtur 4:0 Kekun, që këtë sezon është inkuadruar në Superligë.

Krasniqi dhe Haxhimusa me nga dy gola dhe Gërbeshi me një, realizuan për Dritën.

Befasinë këtë xhiro e ka shkaktuar Drenica, që ka mposhtur në udhëtim Llapin me rezultat 0-1.

Fitore minimale kanë shënuar edhe Flamurtari dhe Ballkani, që kanë mposhtur Ferizajin, respektivisht Lirinë./Lajmi.net/