Drita e fiton derbin e Anamoravës

KF Drita ka arritur ta fitojë derbin e Anamoravës, duke i mundur me rezultat 3:1 rivalët e KF Gjilanit.

Derbi i zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, edhe kësaj here mbodhi numër të madh tifozësh në tribuna, të cilët ishin dëshmitar të një ndeshje shumë interesante, me katër gola të shënuara.

Adrian Limani në minutën e 8’ shënoi një gol të bukur për epërsinë 1:0 për vendasit, shkruan lajmi.net.

Me epërsi 1:0 për Dritën, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë, solli edhe më shumë emocione, ku u shënuan dy gola.

Gjilani në minutën e 68’ arriti të barazonte rezultatin me Fiton Hajdarin, që u shkëputë më së larti në zonë, për një gol të bukur me kokë.

Ky rezultat nuk qëndroi më shumë se katër minuta, me Kyrian Nwabueze që në minutën e 72’ riktheu epërsinë e Dritës.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Erjon Bucaj, që në minutën e 90′ shënoi për 3:1.