Dridhje të tokës në Kosovë

Një dridhje e tokës është regjistruar sot në Kosovë.

Sipas faqes “Earthquake”, tërmeti ka qenë 2.9 shkallë të rihterit dhe epiqendra e tij ka qenë në afërsi të qytetit të Prizrenit.

Sipas kësaj faqe, tërmeti është regjistruar 53 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, 10 kilometra në verilindje të Prizrenit, konkretisht në Gjinoc të Suharekës.