Dramë në Jarinje: Njësia Speciale e Kosovës nuk e lejon të kalojë Crvena Zvezdën

Ashtu siç u paralajmërua rreth orës 11:00, futbollistët e Crvena Zvezdës pritej të kalonin në vendkalimin administrativ të Jarinjës.

Por jo gjithçka ndodhi ashtu siç ishte planifikuar, pasi njësitet e Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrjen e tyre në territorin e Kosovës.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan, raporton lajmi.net.

Mirëpo, kjo gjë me gjasë nuk do të ndodhë pasi Njësia Speciale e Kosovës kanë bllokuar hyrjen e ekipit serb në Kosovë si dhe të tifozëve të ‘Yllit të Kuq’, rreth 50 prej tyre me 20 automjete.

Gjithashtu, asnjë gazetarë serbë nuk u lejua të futej në territorin e Kosovës deri tani.

Më herët Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut të Mitrovicës, Branislav Radoviq, për lajmi.net ka konfirmuar se ekipi i Crvena Zvezdës, anipse është nisur qysh ditën e djeshme, ende nuk ka hyrë në Kosovë.

“Crvena Zvezda nuk ka mbërritur në Kosovë. Unë jam pyetur për këtë çështje edhe mbrëmë nga mediat serbe dhe përgjigja ime është e njëjtë edhe sot se skuadrës nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë. Njësoj atyre u është ndaluar zhvillimi I ndeshjes në fjalë”, ka thënë Radoviq.

Ai ka thënë se skuadrës serbe nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.

“Crvena Zvezda nuk ka mbërritur në Kosovë. Unë jam pyetur për këtë çështje edhe mbrëmë nga mediat serbe dhe përgjigja ime është e njëjtë edhe sot se skuadrës nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë. Njësoj atyre u është ndaluar zhvillimi I ndeshjes në fjalë”, ka thënë Radoviq.

FFK-ja kërkoi nga FIFA që të pengojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke u thirrur në të drejtën e garantuar si organizatore e vetme e garave të futbollit në territorin e Kosovës.

Por FIFA, befasisht, mori qëndrim që shkon në favor të Serbisë dhe në dëm të futbollit kosovar dhe FFK-së.

Duke u thirrur në një vendim të Gjykatës për Arbitrazh Sportiv, përkatësisht në një nen të vendimit të CAS-it kur refuzoi ankesën e Federatës së Serbisë ndaj vendimit të UEFA-s për pranim të Kosovës, FIFA ka inkurajuar FFK-në që të tërheqë kërkesën e bërë në organet e sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet.

FIFA është thirrur në një pikë të vendimit të CAS-it ku thuhet se “Fakti që klube të caktuara në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën juridiksionin e Federatës së Serbisë, nuk minon autoritetin e përgjithshëm organizues të FFK-së në territorin e vet, që është dëshmuar me aplikimin për anëtarësi të FFK-së”.