Drama në një apartament të Tiranës shfaqet në Sarajevë

Filmi artistik me metrazh të gjatë, Dita zë fill (Daybreak), me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, është përzgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore (Main Competition) në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë dhe më i rëndësishmi i rajonit, Sarajevo International Film Festival, i cili do të mbahet prej 11-18 gusht 2017

Filmi artistik me metrazh të gjatë, Dita zë fill (Daybreak), me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, është përzgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore (Main Competition) në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë dhe më i rëndësishmi i rajonit, Sarajevo International Film Festival, i cili do të mbahet prej 11-18 gusht 2017.

Një dramë intime që ndodh në një apartament në Tiranë. Një histori që mund të ndodhë kudo, që zgjon psikën e marrëdhënieve njerëzore si dhe kompleksiteti i thellë i tyre…Me aktorët Ornela Kapedani dhe Suzana Prifti, bashkëprodhimi shqiptaro-grek, ndjek historinë e një nëne të vetme dhe djalit të saj njëvjeçar, në rrethana të skajshme ekonomike.

Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia. Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qiranë që prej disa muajsh. Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej apartamentit të tyre me qira, ata shpërngulen në shtepinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të ngulur në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj.

Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike.

“Një nga sfidat më të rëndësishme për mua, si skenarist dhe regjisor, ka qenë, ruajtja e një ekuilibri delikat mes këtyre dy aspekteve të kundërta të marrëdhënies së tyre: afeksionit dhe interesave të pastra pragmatike. “Dita zë fill” trajton, gjithashtu, kompromiset morale ku secili prej nesh merr pjesë, në përpjekjet tona të vazhdueshme për siguri financiare apo për mbijetesë.

Këtu, kriza morale pyetet prej perspektivës të një mikrokozmosi social. Ndërsa gruaja e moshuar është si një specie në zhdukje, një grua e kohërave të dikurshme, gruaja e re nuk mund t’i lejojë vetes të shohë nga qielli”, ka thënë në një intervistë më të hershme për Cineuropa, regjisori i këtij filmi.

“Dita zë fill” (Daybreak) është prodhuar nga ArtalbFilm (Shqipëri) në bashkëprodhim me Graal Film (Greqi). “Dita zë fill” shitet dhe shpërndahet ndërkombëtarisht nga kompania e mirënjohur franceze, WIDE. https://www.widemanagement.com/daybreak.

Në procesin e post –produksionit, një nga platformat më të rëndësishme të filmit evropian, Cineuropa, intervistoi regjisorin, skenaristin dhe producentin shqiptar, Gentian Koçi është shprehur se “boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike.

Një nga sfidat më të rëndësishme për mua, si skenarist dhe regjisor, ka qenë, ruajtja e një ekuilibri delikat mes këtyre dy aspekteve të kundërta të marrëdhënies së tyre: afeksionit dhe interesave të pastra pragmatike”.

Koçi ka folur edhe për modelin se si është financuar ky produksion: “Pasi u zhvillua në tre markete bashkëprodhimi (Cinelink, Connecting Cottbus dhe Euro-Mediterranean Co-Production Market) projekti u mbështet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Greke e Filmit, Eurimages, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, nga Radio-Televizioni Shqiptar, Bashkia e Tiranës si dhe See Cinema Network.

Projekti është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhuar nga shtëpia kinematografike shqiptare Artalb Film dhe bashkëprodhuar nga Graal Films me bazë në Athinë”. Si duket nga kjo intervistë, Koçi ka parandjerë dhe këtë rast, kur është shprehur me entuziasëm për përfshirjen e tij në festivale, dhe sidomos për këtë prezantim të parë botëror./Mesazhi/