Donte të dilte në lajme, adoleshenti rrëzoi 6-vjeçarin nga kati i 10-të

Një adoleshent ka hedhur nga kati i 10-të një fëmijë pasi ka dashur të dilte në lajme. Djali francez po bënte një vizitë turistike në Londër me familjen e tij kur Jonty Bravery, e ka hedhur atë nga Tate Modern më 4 gusht.

6-vjeçari ka pësuar gjakderdhje në tru dhe ka marrë lëndime të mëdha në trup dhe fëmija ka arritur të binte vetëm 5 kate. Bravery, nga Ealing ka pranuar se kishte tentuar të vriste në Bailey Old dhe do të dënohet në shkurt.

Pasi ai është arrestuar, ai i ka thënë policisë se kishte planifikuar paraprakisht të lëndonte dikë në galerinë e South Bank, për të bërë publike në televizor trajtimin e tij të autizmit.

Në gjykatë është thënë se 18-vjeçari ka shkuar te një anëtar i stafit të Tate Modern dhe i ka thënë: “Unë mendoj se kam vrarë dikë, thjesht kam hedhur dikë nga ballkoni.”

Kur është marrë në pyetje nga policia, ai ka thënë se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ka pyetur nëse do të dilte në lajme.

Bravery ka çrregullim të spektrit autik dhe të personalitetit. Ai është mbajtur në spitalimn Broadmoor deri në mes të nëntorit. Adoleshenti ishte 17-vjeç kur ka ndodhur ngjarja, por nuk mund të identifikohej deri sa ka mbushur 18-vjet.

Ndërkohë, familja e 6-vjeçarit ka deklaruar se djali ka vazhduar të jetë në trajtim intensiv pasi nuk i janë kthyer lëvizshmëritë në gjymtyrët e tij si edhe funksioni i plotë i trurit.

“Ai zgjohet vazhdimisht nga dhimbja dhe nuk mund t’i komunikojë. Jeta për ne ndaloi 4 muaj më parë. Ne nuk e dimë kur, apo edhe nëse, do të jemi në gjendje të kthehemi në punë apo të kthehemi në shtëpinë tonë, e cila nuk është përshtatur për një karrige me rrota. Jemi të rraskapitur.”,  ka thënë familja.

Një faqe e GoFundMe ka mbledhur gati 153.000 euro për djalin dhe familjen e tij për të ndihmuar me “fondet mjekësore”.