Dobitë e panumërta të xhenxhefilit dhe udhëzime të përdorimit

0

Xhenxhefili është njohur dhe përdorur që në lashtësi, jo vetëm si një erëz që jepte shije, por edhe si rrënja magjike që parandalonte një sërë sëmundjesh. Jo më kot kinezët në shkrimet e tyre të lashta rendisnin të gjitha dobitë që sillte xhenxhefili. Ndërsa në Mesjetë, sunduesit evropianë e përshkruan atë si afrodiziakun natyror.  Rreth shekullit XVI-të, xhenxhefili është përdorur si ilaç kundër murtajës.

Por çfarë të mirash të tjera sjell xhenxhefili? Lexojeni me kujdes materialin e mëposhtëm, në këtë mënyrë do të vlerësoni më shumë se çfarë dobish ka xhenxhefili në turpin tonë.

Të mirat shëndetësore

Në mjekësinë bimore, xhenxhefili konsiderohet si një substancë e shkëlqyer, e cila nxit eleminimin e gazit në zorrë dhe ndihmon në qetësimin e spazmave të barkut. Hulumtimet bashkëkohore shkencore kanë zbuluar se xhenxhefili ka veti të shumta terapeutike, duke përfshirë efektet antioksidante dhe ato kundër inflamacioneve të shumta.

Qetëson sistemin gastrointestinal

Ju zë makina, deti, keni marrje mendsh apo ndonjë shqetësim tjetër? Xhenxhefili është një zgjidhje shumë e mirë. Ai ndihmon në eliminimin e të gjitha këtyre shenjave. Xhenxhefili zvogëlon të gjitha simptomat që lidhen me marramendjen, të përzierat dhe djersitjen e ftohtë.

I sigurtë edhe për gratë shtatzëna

Xhenxhefili mund të ndihmojë fare mirë gratë shtatzëna, sidomos me problemet e muajve të parë të shtatzanisë. Zakonisht medikamentet nuk janë të këshillueshme, pasi mund të shkaktojnë defekte serioze në fetus, por xhenxhefili është i sigurt. Vetë obstetër-gjinekologët e kanë pohuar një fakt të tillë, pra atë që xhenxhefili nuk ka asnjë efekt anësor tek fëmija.

Veçoritë antiinflamatore të xhenxhefilit

Xhenxhefili ka efekte të fuqishme antiinflamatore, falë disa elementëve që përmban dhe që quhen, xhinxhrole. E thënë më qartë: Nëse ju vuani nga osteoporoza apo nga artiti reumatologjik, do të keni më pak dhimbje nëse konsumoni rregullisht pak xhenxhefil. Ajo që duhet të bëni, është t’u shtoni pak xhenxhefil ushqimeve tuaja.

Mbron organizmin nga tumoret kolorektale (zorrës së trashë)

Substancat e gjendura në këtë bimë, ndalojnë qelizat kancerogjene që mund të rriten brenda zorrës së trashë. Në fakt, ky nuk është një hamendeshim, por një përfundim shkencor, në të cilin kanë kanë dalë studiuesit e Universitetit të Minesotës. Xhinxherolët rrisin deri në 6 herë sistemin imunitar te njeriu, çka e bën organimizmin më të fortë dhe, si pasojë e kësaj, ai lufton të gjitha qelizat e dëmshme.

 

Xhenxhefili lufton kancerin e vezoreve

Ishte Dr. Rebeca Lui, e cila së bashku me kolegët e saj nga universiteti i Miçiganit, arritën në konkluzion (falë eksperimenteve të ndryshme), se xhinxherolët, fitonutrintët aktiv të xhenxhefilit, vrisnin qelizat tumorale të vezoreve. “Ishte si një vdekje e programuar qelizore, si një vettretje ajo që ju ndodhte qelizave të këqija në parni të xhinxherolit”, është shprehur Dr. Lui.

 

Aktivizon sistemin imunitar

Pak xhenxhefil në çaj, gatime, sallata apo i futur në lëngjet e freskëta, është aleati më i mirë, jo vetëm i ditëve kur keni marrë ndonjë të ftohtë apo grip, por gjithashtu do të ndihmoni trupin të djersisë në mënyrë të shëndetshme. Një djersë e mirë mund të bëjë shumë më tepër se një detoks i thjeshtë. Studiuesit gjermanë kanë zbuluar së fundmi se djersa përmban një gjen të fuqishëm, i cili mund të ndihmojë trupin që të luftojë infeksionet. Dermicidina e prodhuar në prani të xhenxhefilit, sekretohet në djersë dhe transportohet në sipërfaqen e lëkurës. Në këtë mënyrë, ai e mbron trupin nga mikroorganizmat dhe bakteret e dëmshme si tilla si Escherichia coli, stafilokoku dhe infeksionet bakteriale.

Këshilla

Zgjidhni xhenxhefil të freskët më mirë sesa atë të tharë. Efekti nuk është i njëjtë. Xhenxhefilin mund ta hasni në tre ngjyra: të verdhë, të bardhë dhe të kuq, kjo në varësi të llojit të tij. Kur blini xhenxhefil të freskët, kini parasysh që ai të jetë i butë dhe pa myk. Në market ai gjendet në dy forma: I ri dhe i maturuar. Këtij të fundit duhet t’i hiqet lëkura. Ndërsa në Azi nuk është e nevojshme një gjë e tillë, kjo për arsyen se në këtë kontinent ai gjendet gjithmonë i ri.

 

PËRGJIGJU