Dobitë e orizit të zi

Në kohën e perandorëve kinezë, orizi i zi është kultivuar në sasi të vogla, sepse ishte i dedikuar vetëm familjeve të perandorëve, derisa populli nuk kishte guxuar ta kultivonte apo ta konsumonte.

I pasur me nutriente

Nëse i zieni 60 mlg oriz të zi, përmban rreth 160 kalori, fitonutriente, dhe është burim për fibra, hekur, bakër dhe proteina.


Orizi i zi ngjyrën e errët ia ka borxh antocianinës, përkatësisht antioksiduesve të fortë që shkrihen në ujë, parandalojnë krijimin e shtresave dhjamore në artere dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në zemër.

Ruan shëndetin e syve

Vitamina E, një nga antioksiduesit që orizi i përmban, ruan qelizat e syve nga ndikimi i radikalëve të lirë, duke parandaluar sëmundjet e syve, si kataraktën.

Përmirëson kujtesën

Falë antioksiduesve që ka, orizi i zi përmirëson funksionin e trurit. Studimet në minj kanë treguar se ky ushqim ngadalëson plakjen e trurit.

Mbron mëlçinë

Konsumimi i orizit të zi ndihmon në pastrimin e organizmit dhe parandalon mëlçinë e yndyrshme.

Pasi përmban fibra, orizi i zi parandalon kapsllëkun, fryrjet dhe dhimbjet që ndërlidhen me tretjen./Mesazhi/

SHPËRNDAJE