Distria Krasniqi rrëmben medaljen e artë në ‘Tashkent 2018’

Xhudistja 22 vjeçare nga Kosova, e ka mundur në finalen për medaljen e artë xhudisten nga Hungaria, Eva Csernoviczki, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi këtë duel e fitoi me ippon.

Gjatë rrugës për në finale, Distria ka mundur gjermanen Menz Katharina dhe holandezen Amber Gersjes.

Vlen të ceket se në finale për medalje të artë janë edhe  Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë./Lajmi.net/