Distria Krasniqi fiton medaljen e parë për Kosovën në Tokio

Distria Krasniqi nuk është kthyer duarbosh nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio.

Xhudistja kosovare triumfoi në përballjen për vendin e tretë kundër Laura Martinez Abelenda, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Distria triumfoi vetëm pas 30 sekonda me ippon.

Ndryshe, Distria Krasniqi ishte garuesja e parë kosovare në Botërorin që po mbahet në kryeqytetin japonez.

Ajo hupi mundësinë për ta fituar medaljen e artë, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga vendasja Tonaki. 

SHPËRNDAJE