Distria Krasniqi e fiton të Artën në “Qingdao Masters” në Kinë

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në ‘Qingdao Masters’, duke e mposhtur në finale garuesen nga Mongolia, Narantsetseg Ganbaatar.

Xhudistja jonë ka arritur që në sfidën finale në kategorinë deri në 48 kilogramë, të mposht me Golden Score Ganbaatar, shkruan lajmi.net.

Kjo ishte fitorja e katërt për Krasniqin në ‘Qingdao Masters’.

Rrugëtimin drejt medaljes së artë Distria e nisi me fitoren kundër gjermanes Menz, për të mposhtur pastaj garuesen nga Kazakistani, Galbadrakh.

Në gjysmëfinale, Distria mposhti Urantsteseg Munkhbat, për të siguruar kalimin në finale, ku pastaj triumfoi përballë Narantsetseg Ganbaatar.