Distria Krasniqi e fiton Medaljen e Artë

Nuk zgjatë më shumë se 34 sekonda lufta e Distria Krasniqit për medaljen e artë në Grand Prix të xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandes.

Xhudistja jonë mposhti në finale me Ippon, Estrella Lopez, të Spanjës, në kategorinë -52 kg.

Kjo është medalja e dytë e artë e Distria Krasniqit, brenda një jave.

Javën e kaluar fitoi në Evropianin U-23.
Pas pak lufton në finalen e -57 kg, lufton Nora Gjakova.