Distria Krasniqi e ARTË në Turqi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur që të siguroi një medalje të artë Kosovës në ‘Grand Prix’ të Antalisë.

Krasniqi garoi për peshat deri në 48 kilogram. Ajo u desh të zhvilloi katër ndeshje për të siguruar medaljen e artë, transmeton Indeksonline.

Në ndeshjen e parë e mposhti turken, Gulkader Senturk, pastaj në raundin e dytë e eliminoi serben, Andrea Stojadinov.

Xhudistja kosovare në gjysmë finale e mposhti, koreanen, Yujeong Kang. Ndërsa në finale arriti që ta mposht xhudisten nga Kazakistani, Ofgonsetseg Galbadrakh.