Distria arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Tokio.

Në çerekfinalen e kategorisë deri 48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj argjentinases, kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë.