Disa ushtarë amerikan vriten në Siri

Foto ilustrim

WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Koalicioni Kundër DEASH-it i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), koloneli Sean Ryan, njoftoi se ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmin me bombë në Munbixh, përgjegjësin e së cilës e morri DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtarët amerikanë kanë humbur jetën në shpërthimin e ndodhur gjatë detyrës së tyre rutine të patrullimit në Siri. Ende jemi duke mbledhur informacione dhe më pas do të ndajmë më shumë informacione”, ka shkruar koloneli Ryan në deklaratën e tij në Twitter.

Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në deklaratën e saj tregoi se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar në lidhje me shpërthimin.

Koloneli Ryan nuk dha informacione për numrin e ushtarëve amerikanë, por disa organe të medias pretenduan se kanë humbur jetën 4 ushtarë amerikanë.

Nga llogaria “Amak” e cila dihet se është e organizatës terroriste nëpërmjet aplikacionit Telegram është pohuar se DEASH në Munbixh ka shënjestruar ushtarët e koalicionit ndërkombëtar me anë të një jeleku me eksploziv.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur për arsye ende të paditura, ndërsa si pasojë janë plagosur edhe disa nga ushtarët amerikanë të cilët po kryenin aktivitetin e patrullimit, të cilët më pas janë evakuuar me helikopterë të ushtrisë amerikane. Po ashtu, mësohet se ka edhe të vrarë nga shpërthimi.

Rajoni i Munbixhit në veri të Sirisë që prej muajit gusht të vitit 2016 ndodhet nën okupimin YPG/PKK-së. SHBA pas pastrimit të DEASH-it kishte premtuar se YPG/PKK-ja do të largohej nga ky rajon. Pas një periudhe të gjatë nga mosmbajtja e premtimit, Turqia dhe SHBA në muajin qershor të vitit 2018 u dakorduan për udhërrëfyesin e Munbixhit, sipas të cilit, Ankaraja dhe Washingtoni në këtë rajon i vazhdojnë patrullimet e përbashkëta.