Disa të plagosur nga të shtënat me armë në një tramvaj në Holandë

Disa persona kanë mbetur të plagosur pasi një burrë hapi zjarr në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit, raporton BBC.

Sheshi pranë stacionit të tamvajit është rrethuar nga policia. Shërbimet e emergjencës dhe tre helikopterë u dërguan në vendngjarje.

Tre helikopterë u dërguan në zonë pas të shtënave, të cilat u zhvilluan rreth orës 10.45 të orës lokale (09:45 GMT).

Numri i të lënduarve nuk është përcaktuar ende.