Disa nga vetitë kuruese të Aloe Verës

 Nuk është hera e parë që dëgjojmë për vetitë shumta të bimës së aloe verës. Kjo bimë,e cila përdorej për produktet e bukurisë edhe nga Kleopatra ka edhe disa veti kuruese.

Disa prej tyre janë:

Shëron djegiet

Bima e Aloe Verës është përdorur për një kohë të gjatë me këtë efekt. Tek djegiet Aloe vera ndihmon në reduktimin e inflamacionit si dhe ka aftësinë të rigjenerojë lëkurën.

Ndihmon në shërimin nga pickimet e insekteve

Kur ndodh pickimi nga një insekt, bima e Aloe Verës i jep një efekt mpirës dhe ftohës. Përmes këtij efekti çlirohemi nga dhimbje dhe gjithashtu redukton inflamacionin.

Për aknet

Xheli që ka Aloe Vera ka vetinë të riparojë qelizat e lëkurës si dhe veti antibakteriale. Një fakt I tillë ndikon në mënyrë efektive për trajtimin e akneve.

SHPËRNDAJE