Disa këshilla për një jetë të lumtur

Do të ua paraqesim disa këshilla të cilat, me lejen e Allahut xh.sh, do të ua mundësojnë që të jetoni një jetë të qetë dhe të lumtur.

Andaj në mesin e shumë këshillave, kemi bërë përzgjedhjen e disa prej tyre, e që janë:

1-Suksese dhe shpëtim.

2- Vazhdo me kërkim falje derisa të e largoni djallin.

3- Mos pusho së luturi sepse lutja është litari i shpëtimit.

4- Bukuria e gishtërinjëve qëndron në shfrytëzimin e tyre për përkujtim(tesbih).

5- Mos harro se fjalët tuaja janë të shkruara nga Engjujtë.

6- Nëse të rëndohet jeta dhe të shtohen problemet atëherë mos harro të thuash”La ilahe ila Allah”(Nuk ka zot tjetër përveç Allahut xh.sh).

7- Bleje me lek lutjen e skamnorve dhe dashurinë e të varfërve.

8- Një sexhde me përkushtim, nënshtrim dhe sinqeritet është më e vlefshme se sarajet e kaltërta.

9- Mendo para se të nxjerrësh fjalën sepse disa prej tyre janë vrastare.

10- Ruaju dhe ki frikë nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe nga loti i atij që është privuar.

11- Para leximit të gazetave, revistave dhe librave lexoje Kuranin.

12- Bëju shkaktarë për udhëzimin e familjes tënde.

13- Luftoje vetën tënde, ballafaqoju me egon tënde për të qëndruar në rrugën e drejtë sepse egoja është udhëzues për të keq.

14- Puthu duart e prindërve tu që të fitosh kënaqësinë e tyre.

15- Rrobat tua të vjetëruara janë të reja për skamnorët.

16- Mos u hidhëro sepse jeta është më e shkurter sesa që e mendon ti.

17- Me ty është i Gjithëfuqishmi dhe Fuqiploti ( Allahu xh.sh ) andaj mos ia ke dronë askujtë përveç Tij.

18- Mos e mbyll derën e përgjigjës së lutjeve me mëkate.

19- Namazi është gjëja më e mirë që të ndihmon në tejkalimin e problemeve dhe sfidave.

20- Largojë mendimet negative që të qetësohesh dhe të ndjehesh mirë.

21- Shkak për çdo fatkeqësi, problem dhe sprovë është të larguarit nga Allahu xh.sh andaj afrohu drejt Tij.

22- Fal namaz sepse vetëm ai do të jetë shoqëruesi yt në varrë.

23- Nëse dëgjon dikë që po përgojon atëherë thuaj që ta ketë frikë Allahun xh.sh.

24- Vazhdo me leximin e Kaptinës Tebarek (El-Mulk )sepse ajo është shpëtimtare.

25- I privuar është ai që është privuar nga namazi me devotshmëri dhe loti nga frika ndaj Allahut xh.sh.

26- Mos u bëjë keq besimtarëve të pakujdesshëm.

27- Tërë dashurinë tënde bëjë për hir të Allahut xh.sh dhe Profetit të Tij s.a.v.s.

28- Fale atë që të ka përgojuar sepse ai të ka dhuruar mirësi.

29- Namazi, leximi i Kuranit dhe përkujtimi i Allahut xh.sh janë lule në gjoksin tënd.

30- Kush e kujton nxehtësinë e zjarrit do të jetë prej shuajësve të mëkateve.

31- Përderisa nata largohet atëherë edhe sprovat do të largohen, dhimbjet do të shuhen dhe brengat do të lehtësohen.

32- Largohu nga thashethemat sepse ke punë sa kodrat.

33- Falu me përkushtim sepse çdo gjë që është duke të pritur është më me pak vlerë sesa namazi.

34- Vëndose Kuranin afër kokës tënde sepse leximi i një citati prej tij është më e vlefshme se bota dhe çka ka në të.

35- Jeta është e  bukur por më e bukur në të është ti dhe besimi ytë.

Ndërsa më e mirë se krejtë këto që cekëm më lartë është fjala e Profetit s.a.v.s ku thotë”Thuaj: Kam besuar në Aallahun xh.sh, e pastaj vazhdo”.Dr Aid El Karnij-Perktheu Artan Musliu-/Mesazhi/