Diplomojnë kadetë të FSK-së nga komuniteti serb dhe boshnjak në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë

Sot në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” të Shkupit, diplomuan 36 studentë-kadetë të rinj, nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Në mesin e tyre edhe katër kadetë të FSK-së.
Në kazermën “Goce Dollçev” të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë u zhvillua sot ceremonia ushtarake me rastin e diplomimit të studentëve-kadetëve të saj, të cilët u promovuan në rangun e nëntogerit.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë familjarë të kadetëve, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, atashe ushtarak,  përfaqësues të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, Ibrahim Shala drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe nënkolonel Hasan Hoxha.

Në këtë ceremoni diplomuan 36 studentë, prej tyre 29 kadetë,  në mesin e tyre edhe  katër kadetët të FSK-së, nga radhët e komunitetit serb dhe atij boshnjak.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski, në fjalimin e tij, ndër të tjera tha; “Në Akademinë Ushtarake jepet mundësia e jashtëzakonshme për të mësuar prej profesorëve dhe instruktorëve më të mirë që të arrini dije dhe shkathtësi më bashkëkohore si dhe të aftësoheni për mendim kritik dhe vlerësues. Këto studime kanë shërbyer që të arrini aftësitë drejtuese dhe udhëheqëse të liderit, aftësi këto që ju do t’i vëni në shërbim në vendet prej nga vini”.

Në emër të Akademisë foli dekani i saj, kolonel Orce Popovski i cili ka renditur si pjesë të suksesit të Akademisë, faktin se për herë të parë kanë funksionuar tri ciklet e studimeve. Ai po ashtu theksoi se me përkrahje nga Ministria dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë, është realizuar për herë të shtatë “Kampi veror”, me pjesëmarrjen e mbi 200 kadetëve dhe studentëve nga një numër i madh i shteteve-rekord i deri tashëm.

Në emër të Ministrisë së FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë për ndihmën e vazhdueshme në shkollimin e kadetëve të FSK-së. Ajo pos tjerash, tha: “ Duke ju falënderuar marrëveshjes për bashkëpunim bilateral në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë të vitit 2012, është afruar mundësia për pjesëtarët e FSK-së, pjesëtarë të komunitetit serb dhe boshnjak që të shkollohen në nivel të lartë në Akademinë tuaj Ushtarake pa barriera gjuhësore të fitojnë dije, dhe përvojë profesionale nga kolegët maqedonas dhe atë ta bartin në vendin e tyre, e krejt kjo me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në regjion. Më tej, z. Qullum, vazhdoi: “,…, veçanërisht është e rëndësishme të theksoj se këta janë oficerët e parë nga radhët e komuniteteve pakicë të Kosovës, të cilët të shkolluar dhe profesionalisht të përgatitur do t’i bashkohen trupës së oficerëve të FSK-së“.

Po sot, në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani të ambasadorit, z. Ylber Hysa, zëvendës ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Bekim Maksuti dhe të oficerëve të lartë të FSK-së dhe të Akademisë së Maqedonisë, dhanë betimin dy kadetë të rinj të FSK-së, pjesëtarë të komuniteteve të cilët, për katër vite do t’i vazhdojnë studimet në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup. /Lajmi.net/

2-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup6-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup5-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup4-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup3-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup