Dijetari nga Tetova që u nderua nga Mbretëria Saudite (Video)

Dijetari i njohur nga Tetova, Mulla Mahmud Asllani, u nderua nga Mbretëria e Arabisë Saudite për kontributin e tij të dhënë në mësimin e fesë islame dhe në nxjerrjen e gjeneratave të tëra të hafizëve të Kur’anit Famëlartë.

Mulla Mahmud Asllani është shpallur si Mualimi më i sukseshëm në nivel botëror.

Dijetari shqiptar ka kontribuar në shkollimin e mbi 150 hafizëve, të cilët sot shërbejnë si imam në Tetovë, Kosovë, Turqi, Bosnje, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, dhe vende të tjera. /MESAZHI/

SHPËRNDAJE