Dijaneti Turk: Muslimanëve u ofrohen shërbime në 102 vende të botës

Drejtoria e Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë me gati 2.000 nëpunës, ofron shërbime fetare dhe të tjera për qytetarët muslimanët dhe bashkëkombasit në gjithsej 102 vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për zyren e qeverisë, të njohur edhe si Drejtoria e Dijanetit, të ngarkuar për çështjet fetare në Turqi e cila u themelua në vitin 1924, dhe që nga mesi i viteve ’80 të shekullit të kaluar me veprimtarin e saj ka filluar edhe jashtë Turqisë. Veprimtaria e Dijanetit jashtë Turqisë është mundësuar me dekretin e qeverisë turke të vitit 1978 në të cilin është miratuar hapja e zyrës së këshilltarit dhe atasheut për Çështje Fetare në kuadër të Ambasadës turke.

Kryetari aktual i Dijanetit të Turqisë Mehmet Gormez, i cili në këtë funksion u emërua në vitin 2010, ku asokohe ky institucion turk ka ofruar shërbimet fetare jashtë vendit përmes 18 zyrave të këshilltarit dhe 21 zyrave të atasheut të Çështjeve Fetare, kurse në këto zyra ishin angazhuar gjithsej 1.084 të punësuar. Zyrat ishin aktive në SHBA, Australi, në disa vende evropiane, shtetet e Ballkanit dhe në vendet turko-folëse.

Deri më tani, Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare dukshëm ka intensifikuar aktivitetet, e cila aktualisht ka 52 zyra të këshilltarit në 12 shtete evropiane, 23 shtet të Euroazisë dhe 17 në shtetet e Afrikës. Tani institucioni i Çështjeve Fetare vepron edhe përmes zyrave të atasheut të ambasadave në 38 vende edhe atë në 30 shtete evropiane, 6 shtete të Euroazisë dhe 2 shtete afrikane. Aktive janë edhe 12 zyra të Koordinatorit për Çështje Fetare dhe tre zyra të zëvendës këshilltarit të këtij institucioni.

Në disa vende njëkohësisht janë aktive zyrat edhe të këshilltarit edhe të atasheut të Dijanetit turk. Ky institucion tani numëron 2.043 të punësuar në vendet mike.

Drejtoria e Çështjeve Fetare në mënyrë aktive ndihmon edhe pakicat muslimane në shumë pjesë të botës, si dhe është organizatore e konferencave të shumta shkencore dhe ndërkombëtare mbi këtë temë dhe në temat për të cilat Turqia ndan përvojën e saj të pasur në fushën e zgjidhjes së çështjeve fetare.

Disa nga konferencat më të rëndësishme dhe simpoziume në organizimet e së cilës ka marrë pjesë edhe Drejtoria për Çështjet Fetare të Turqisë, janë samiti i liderëve fetarë të Euroazisë, samiti i liderëve islamik të Afrikës, takimit me udhëheqësit e bashkësive islame të vendeve të Ballkanit, takimi me muslimanët evropianë, Samiti i udhëheqësve fetarë muslimanë të Amerikës Latine dhe Karaibeve …

Drejtoria operon edhe nëpërmjet Fondacionit të Dijanetit turk, e cila është organizatore e projekteve të shumta të rindërtimit dhe ndërtimit të xhamive në mbarë botën. Një nga këto projekte është edhe Qendra amerikane e Dijanetit, e cila në kompleksin e saj përfshin edhe një xhami, e cila u hap vitin e kaluar në prani të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Dijaneti gjithashtu organizon edhe therjen e kurbanëve në mbarë botën. Në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 2010, në gjithsej 22 vende janë shpërndarë rreth 300 mijë kurbanë, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2016, numri i kurbanëve të shpërndarë u rrit në rreth 600 mijë sosh. Vetëm vitin e kaluar kurbanët e Dijanetit janë shpërndarë në 130 vende dhe janë shpërndarë 239.414 kurbanë.

Përmes Fondacionit të Dijanetit deri më tani mijëra studentë kanë marrë bursa dhe kanë përfunduar studimet universitare dhe postdiplomike në fakultetet islame në Turqi.

Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e çështjeve fetare dhe arsimimit fetar, Drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Gormez në gjashtë vitet e fundit ka ralizuar vizitë zyrtare në 36 vende.