Digjet vetura e zëvendësministrit në Qeverinë e Kosovës

Foto Ilustrim Aksident
Foto Ilustrim Aksident

Sot në orët e para të mëngjesit në rrethana të panjohura është djegur vetura e zëvendësministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Millosh Perkoviq.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur pas orës 02:00 të mëngjesit teksa është cilësuar si zjarrvënie.

“Rasti ka ndodhur pas orës 02:00. Vetura e djegur është vetura e tij private, ‘Passat’. Meqë ende nuk dihen rrethanat e rastit, ky rast është cilësuar si zjarrvënie. Vetura ka qenë e parkuar në qendër të qytetit”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes për të parandaluar përhapjen e zjarrit.