Digjet një banesë në Prishtinë, banorët mbesin të izoluar

Është përfshirë nga flakët një banesë në vendin e quajtur “Sllovenia sporti” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipi i zjarrfikësve.

Banorë kanë mbetur të izoluar në ballkonin e banesës, teksa ekipi i zjarrfikësve po mundohet që t’i shpëtojë.

Mësohet se në mesin e personave të izoluar ka edhe fëmijë.