Digjen tri vetura në Mitrovicën e Veriut, pronari i njërës është polic (Foto)

Një zjarr që shpërtheu sot në Mitrovicën e Veriut bëri që tri vetura të djegen, por që askush nuk u lëndua.

Dëshmitarët kanë thënë se zjarri ka shpërthyer së pari në një vetur “Golf 5” që është pronë e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, shkruan agjencia e lajmeve në Serbi Beta

Makina u shkaëtrrua gati tërësisht, por zjarri vazhdoi edhe në makina tjera që ishin të parkuara afër, transmeton lajmi.net

Zyrtarëë të policisë kanë thënë se zjarrfikësit kanë arritur ta ndalin zjarrin pa dalur edhe te veturat e tjera.

Lajmi.net ka tentuar të marrë informacione nga zyra për informim e Policisë në veri, por kontakti ka qenë i pamundur.

(