Diferenca e votave mes Kurtit e Ymerit në zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes

Përfundimi i numërimit të votave të procesit zgjedhor të brendshëm të Vetëvendosjes, sipas rezultateve paraprake i jep Albin Kurtit postin e kryetarit të këtij subjekti partiak me 98.82% të votave të fituara.

Por, tre vjet më parë, ish Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kishte fituar postin e të parit të Vetëvendosjes me rezultat prej 97.42% të votave në tërësi, transmeton Klan Kosova.

Kjo shifër e Ymerit krahasuar me rezultatet paraprake të shpallura aktualisht për zgjedhjet e brendshme 2018-të të këtij subjekti partiak, sjell diferencën ndaj Kurtit vetëm 1.04 për qind si fitues të postit të Kryetarit të Vetëvendosjes.

Albin kurti prin për 1.04% vota më shumë se ish-kryetari i kësaj Lëvizje Visar Ymeri, i cili e mbajti pozitën e kryetarit brenda Lëvizjes për më shumë se tri vite.