Dieta “Sekonda e fundit”

Të gjithë flasin për të, mes njerëzve të njohur të artit dhe sportit dhe është dietë që përbëhet nga vetëm dy numra që në dukje janë misterioz, 16 dhe 8.

Natyrisht, duhet të hash në mënyrë të moderuar, duke eliminuar sheqernatdhe duke kufizuar karbohidratet dhe yndyrat.
Ajo që ka rëndësi është momenti i ditës kur merret ushqimi, dhe mund të hani brenda një intervali prej 8 orësh, ndërkohë që nuk hani pjesën e mbetur të kohës.

Parimi që e bën të funksionojë këtë dietë është në faktin se abstenimi nga ushqimet për një numër të mjaftueshëm orësh ndez metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumin e yndyrave të depozituara, duke rregulluar prodhimin e insulinës.

Avantashi i këtij regjimi, këshilluar mes të tjerëve nga Avid Kingsbury, trajner personal i shumë aktorëve të Hollviudit, është në faktin se rënia në peshë nuk ndikon në masën e dobët muskulore, e cila mbetet e paprekur.

Masa e yndyrës, digjet në mënyrë efikase duke prodhuar energji, duke patur dhe një efekt detoks.

SHPËRNDAJE