Diarra largohet nga PSG-ja

Lassana Diarra është larguar nga Paris Saint-Germain pasi të dyja palët kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë kontratën.

33-vjeçari firmosi me PSG një kontratë 18-mujore në janar të vitit të kaluar dhe i ndihmoi ata drejt triumfit në kampionat dhe Kupën e Ligës, mirëpo në këtë sezon ai ka luajtur vetëm tri herë.

Në deklaratën e PSG-së thuhet se klubi dhe Diarra arritën marrëveshje për ndërprerje të kontratës, e cila e mbante lojtarin në Paris deri në fund të qershorit të këtij viti.

Më parë, Diarra kishte veshur edhe fanellën e Real Madrid, Chelsea dhe Marseille. Po ashtu, ai u ftua në kombëtaren e Francës duke luajtur 34 ndeshje ndërmjet viteve 2007-2016.

SHPËRNDAJE