Dhëndërri i Trump nën llupën e FBI

Dhëndri dhe këshilltari i lartë i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, është nën llupën e FBI-së, si pjesë e hetimit në lidhjet e Rusisë në fushatën e Trump.

Raportet nga Kapitol Hill thonë se ai ka informacione relevante lidhur me hetimin.

Avokati i Kushner thotë se do të bashkëpunojë me autoritetet, edhe pse ai nuk dyshohet për ndonjë “keqbërje”.
Hetuesit po shqyrtojnë dyshimet se Moska ka ndikuar në epërsi të Trump kundrejt demokrates Hillary Clinton. /MESAZHI/