Deutsche Bank do të largojë nga puna mbi 7 mijë punonjës

Deutsche Bank, banka më e rëndësishme e Gjermanisë, ka njoftuar se si pjesë e përpjekjeve të saj të ristrukturimit për të ulur kostot dhe për të përmirësuar profitabilitetin e saj, do të ulë nën 90 mijë numrin e stafit në nivel global i cili aktualisht është 97 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).