Detajet kryesore që duhet t’i dini për smartfonët e ri të Apple

Kompania amerikane e prodhimit të smartfonëve ka prezantuar 4 pajisje të reja, duke përfshirë 3 smartfonë dhe serinë e 4 të orave të mençura.

Smart Watch 4 vjen me disa ndryshme në pjesën e jashtme, me ekran të lakuar në qoshe dhe më e hollë sesa seria paraprake, vetëm 44mm, rezistente ndaj ujit dhe e cila funksionon si një gardian i shëndetit tuaj duke kontrolluar të rrahurat e zemrës, presionin e gjakut, fitnesin dhe gjëra të tjera.

Ora e mençur gjithashtu ka një sërë përmirësimesh dhe performanca shtesë të cilat funksionojnë si një smartfon i vogël i ngjitur në dorën tuaj, transmeton lajmi.net

Pajisja tjetër e prezantuar është iPhone Xr që vjen me një çmim tejet të volitshëm prej 699 dollarë, ekran 6.1 inç dhe 3GB RAM, kamerë 12 megapikselë dhe hapësirë magazinuese prej 64 ose 256 megabajtë.

Ndërkohë, iPhone Xs është një nga smartfonët më të mirë në treg dhe vjen me një ekran OLED 5.8 inç, 4GB RAM, kamerë të dualizuar 12 megapikselë, me hapësirë magazinuese 64, 256 dhe 512MB, ndërsa çmimi fillestar i smartfonit është 899 dollarë.

E iPhone senzacional është ai Xs Max, i cili vjen me një ekran 6.5 inç OLED dhe 4 GB RAM. iPhone Xs Max ka një kamerë 12 megapikselë të dualizuar dhe një hapësirë magazinuese prej 64, 256 ose 512 megabajtë. Çmimi fillestar për iPhone Xs Max është 999 dollarë