Detaje shtesë rreth vrasjes së dyfishtë në Deçan

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e dyfishtë në Deçan, ku të vdekur mbetën B.Ramaj dhe R.Ramaj.

Komandanti i Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj, ka thënë për Telegrafin se dy të dyshuarit e identifikuar për vrasjen e vëllezërve Ramaj janë babë e bir mes vete.

Ai ka thënë se njëri është i arrestuar, ndërkaq personi i dytë gjendet në arrati dhe se presin që shumë shpejt edhe ai të arrestohet ose të dorëzohet.

Telegrafi, nga burime pranë familjes Lushaj ka mësuar se emri i njërit nga personat i cili ka kryer vrasjen është S. Lushaj (emri i njohur për redaksinë). Policia kanë thënë se babai 50 vjeçar dhe i biri 25 vjeçar dyshohet ta kenë kryer vrasjen.

SHPËRNDAJE