Dështon rezoluta e propozuar nga LDK dhe VV për vizat, s’ka vota

Propozim rezoluta që ka të bëjë me liberalizimin e vizave, e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe sot nuk ka marrë votat e kërkuara.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, para votimit tha se dje janë ftuar në takim kryetarët e grupeve parlamentare por nuk janë harmonizuar për rezolutën. Megjithatë, ai kërkoi që kjo rezolutë të hedhet në votim.Ishin 40 deputetë që votuan për, një kundër dhe një abstenim.