Është mbyllur mbledhja e Komisionit Hetimor për Deportimin e gjashtë shtetasve turq.
Ndonëse ishte paralajmëruar që Thaçi t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton lajmi.net.
Madje aty u zhvillua edhe debat i ashpër mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit Thaçi.
Përplasje pati edhe mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe anëtarëve tjerë të Komisioni.
“Mollë sherri” u bë eksperti ndërkombëtar që u angazhua në këtë Komision për të bërë ekspertizën për këtë çështje.
Megjithatë, presidenti ka thënë se Komisioni duhet të sqarojë bazën ligjore të emërimit të ekspertit ndërkombëtar e më pas të procedohet me raportim.
Nuk dihet nëse Thaçi do të raportojë në të ardhmen në këtë Komision.