Dëshpëron Loriana, humb edhe në repesazh, kthehet nga Budapesti pa medalje

Loriana Kuka nuk ka qenë në elementin e saj më të mirë në Grand Prix Budapest 2019.

Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ka shuar ëndrrën për të artën, me humbjen e pësuar nga kubanezja Antomarchi, shkruan lajmi.net.

Rrugëtimi i kosovares vazhdoi në fazën repesazh, ku ajo mund të fitonte medaljen e bronztë, por edhe aty dëshpëroi.

Me humbjen ndaj portugezes Patricia Sampaio merr fund edhe rrugëtimi i Lorianës në Grand Prix Budapest, pa asnjë medalje.

Në duelin e parë të kësaj faze, Loriana ka arritur ta mposht hungarezen Fanni . 

SHPËRNDAJE