Derrik Jones fiton spektaklin e ngulitjeve në NBA, nderohet Koby Bryant

Një nga garat më interesante në “NBA All Star” është edhe ajo e ngulitjeve.

Në United Center yjet si Pat Connaughton, Aaron Gordon, Dwigt Howard dhe Derrik Jones Jr dhanë spektakël me ngulitjet e tyre, me këtë të fundit që mori shpërblimin e më të mirit, shkruan koha.net.

E legjenda Koby Bryant u nderua nga ylli i LA Lakers, Dwight Howard i cili ngulitjet e tij i kishte bërë me veshje të “Superman-it”, derisa kishte shkruar në gjoks numrin 24, atë që e mbante Bryant.

Një nga momentet më spektakolare ishte edhe kur Aaron Gordon i Orlando Magic bëri ngulitje duke kërcyer mbi qendrën e Boston Celticut, Tacko Fall, i cili është i gjatë 2.26 metra.