Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët që kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë po përballen me pritje të gjata edhe sot nëpër pika kufitare.

Për të dalë nga Kosova prej pikës kufitare në Merdare, atyre po iu duhet të presin më shumë se dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdare, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë dri në 1,500 metra.

Pritje ka edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta.