Deri në ora 10:00, në Tetovë votuan 3.679 votues

Në komunën e Tetovës sot votojnë gjithsej 79.295 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Sipas të dhënave të këshillit komunal zgjedhor në Tetovë, deri në ora 10:00 kanë votuar 3.679 votues, që është 4,64% nga numri i përgjithshëm, ndërsa nga këshilli komunal zgjedhor shpresojnë që gjatë ditës dalja do të jetë më e madhe. Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe deri tani nuk janë regjistruar parregullësi.