Derbi anglez pa gola, zverdhet Xherdan Shaqiri

Manchester United dhe Liverpool janë ndarë në paqe në ndeshjen kryesore të javës 27 të kampionatit anglez në futboll.

Pas këtij barazimi, Liverpool vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 66 pikë, një më shumë se City në vendin e dytë, derisa United mbetet në vendin e pestë me 52 pikë.

Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Henderson në minutën 72 dhe dhjetë minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndeshja u zhvillua para 74.519 shikuesve.