Deputeti i PDK-së tërheq nënshkrimin, dështon thirrja e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Deputeti i PDK-së tërheq nënshkrimin, dështon thirrja e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin
Ndonëse ishte paralajmëruar se Kryesia e Kuvendit do të vendosë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Kjo për faktin se ndonëse fillimisht Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës, në momentin e fundit, një deputet, që supozohet të jetë deputeti Bislim Zogaj nga PDK-ja e ka tërhequr nënshkrimin.

Si pasojë, transmeton Telegrafi, ka dështuar edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pasi që përfaqësues të opozitës, gjegjësisht Aida Dërguti, Glauk Konjufca e Valdete Bajrami janë larguar nga aty.