Deputeti Pacolli sulmon policin në Ministrinë e Drejtësisë

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka sulmuar një zyrtar policor në Ministrinë e Drejtësisë pasi deputeti ka refuzuar të zbatojë urdhrat e dhënë nga oficeri policor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sulmi ka ndodhur sot në orën 15:00 dhe se po tenton të marrë edhe një version të deputetit Pacolli, transmeton Koha.net.

“Rreth orës 15:00 eshte raportuar se oficeri i sigurise ne Ministrine e Drejtesise deri sa ka qene ne kryerjen e detyres eshte sulmuar nga nje deputet. Deri te sulmi dyshohet te kete ardhur per shkak se deputeti ka refuzuar te zbatoj urdherat e ligjshem te dhene nga oficeri policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia ka filluar nje hetim per sqarimin e rrethanave te rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit që ka rekomanduar intervistimin e paleve te perfshira ne rast. Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tije perderisa policia eshte ne perpjekje per te kontaktuar edhe deputetin e involvuar ne rast”, thuhet më tej.

Portali Koha.net ka tentuar të marrë edhe versionin e deputetit Pacolli, por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.