Deputetët i japin dritën jeshile Ushtrisë së Kosovës, votohet në lexim të parë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 101 vota për e votuan në lexim të parë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha me këtë rast tha se hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së, raporton Telegrafi.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ndryshe, të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro tri Projektligjeve, me përjashtim të Listës serbe.