Deputetët e LDK-së takojnë Delawien dhe Apostolovan, konfirmojnë votën pro Demarkacionit

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës u takuan sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së BE–së, Natalia Apostolova.

Në takimet e ndara, deputetët e LDK-së bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë në procesin e Ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

“Si ambasadori Dellawie ashtu edhe znj. Apostolova, vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën për integrimet euroatlantike”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e konfirmoi votën unanime pro të Grupit Parlamentar të LDK-së për Marrëveshjen e Demarkacionit.