Deontay Wilder mbron titullin WBC duke barazuar me pikë me Tyson Furyn, të cilin e rrëzoi dy herë

Deontay Wilder arriti të mbrojë titullin e WBC-së për pesha të rënda në Staples Center të Los Angles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Tyson Fury.

Me vendim unanim të gjyqtarëve ndeshja përfundoi me barazim dhe kështu titulli i mbeti amerikanit.

Më poshtë keni përballjen e tyre raund pas raundi:

Raundi 1: Wilder e filli më mirë, tentoi më shumë, teksa Fury u tregua më i kujdesshëm, por ishe britaniku në fund ai që japi goditjet më të mira.

Raundi 2: Wilder edhe një herë tentoi avantazhin dhe këtë herë amerikani dominoi deri në fund.

Raundi 3: “Bombarduesi i Bronztë” vazhdoi me goditjet e tij të shpeshta drejt Furyt, por britaniku vazhdon të mbahet mirë, ndërsa arriti të gjuajë një herë fuqishëm drejt amerikanit.

Raundi 4: Në këtë raund shikuam goditje më të shpeshta nga të dy boksierët dhe kjo vetëm sa ndezi më shumë atmosferën në arenë. Kujdesi vazhdon të jetë i madh nga të dy boksierët, asnjëri nuk dëshiron të pranojë ndonjë goditje të fortë në këtë fillim që do ia vështirësonte meçin në vazhdim.

Raundi 5: Një raund më i qetë nga Wilder për dallim nga të tjerët, të dy boksierët u aktivizuan nga fundi.

Raundi 6: Fury ka filluar të nxehet, për dallim nga raundet tjerë tani është britaniku që kërkon më shumë. 30-vjeçari lëshoi goditje të shpeshta drejt Wilderit, por amerikani i përballoi lehtë.

Raundi 7: Fury lëshoi një goditje të mirë me të djathtën në këtë fillim raundi dhe i motivuar nga kjo ia vazhdoi, duke ia humbur paksa balancin Wilderit. I nervozuar nga kjo amerikani iu versul Furyt, por nuk arriti diçka në veçanti.

Raundi 8: Fury tregoi se di të mbrohet po aq mirë sa edhe sulmon. Britaniku tregoi qetësi dhe menaxhojë mirë çdo gjë, Wilder dha disa goditje, por edhe i mori. Deri më tani është Fury që ka pikët në anën e tij, 79 për 73 për britanikun.

Raundi 9: Wilderi e ka kuptuar që po e humbet meçin dhe kështu e filloi ashpër këtë raund dhe arriti ta rrëzojë Furyn. Britaniku u ngrit në këmbë dhe vazhdoi deri në fund, duke treguar se ka arritur ta marrë vetën nga gjithë kjo rrëmujë.

Raundi 10: Është Fury ai që e filloi me goditje, ndërsa Wilder i ttërhequr e kërkonte një tjetër goditje të fuqishme, por ky raund përfundoi me goditje nga të dy anët pa ndonjë avantazh të theksuar.

Raundi 11: Të dy boksierët u treguan të kujdesshëm, Wilder tentoi diçka më shumë, por nuk mori atë që kërkoi. Fury po fiton me pikë, tani me gjithë forcat në raundin e fundit.

Raundi 12: Wilderi e kuptoi se duhet të bëjë diçka më shumë për të mbrojtur titullin dhe pas disa sekondash arriti ta rrëzojë Furyn, por britaniku arriti të ngrihet edhe një herë. Amerikani tentoi edhe një herë me gjithë forcat, por Fury edhe një herë gjeti forcën dhe vazhdoi dhe arriti të mbahet deri në fund.