Dënohet me burg biznesmeni kontravers serb nga veriu i Kosovës
Një gjykatë serbe ka dënuar sot me burg biznesmenin kontroverz nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq.
Sipas portalit “krik.rs”, Veselinoviq është dënuar në Pirot për nxjerrje të paligjshme të zhavorrit.
Pjesë e gjykimit ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili megjithatë u lirua nga akuzat.
Gjyqtari Bojan Antiq tha se nuk kishte dëshim se Radoiçiq mori pjesë në këtë biznes.