“Demokraci dhe të drejta”, rikthehen maskat e zeza në Hong Kong

Hong Kong-u nuk gjen qetësi nga protestat.  Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët kryesore duke protestuar, por as këtë herë nuk mungoi dhuna nga forcat e policisë.

Qytetarët të cilët mbanin dhe maska të zeza gjatë protestës, bëjnë thirrje për demokraci edhe për më shumë të drejta.

Nisur nga faktet që tubimet i kaluan 6 muaj, kryeministri kinez Li Keqiang u takua me guvernatoren Carrie Lam për t’u njoftuan në lidhje me situatën, takim i cili pasohet sot me presidentin Xi Jingpin që do të kërkojë ristrukturim të qeverisjes.

Guvernatorja ka deklaruar se kjo lëvizje ka si synim kryesor rikthimin e normalitetit në qendrën më të madhe ekonomike të Azisë./Opinion.al