“Demenca” sëmundja nga e cila vuajnë 50 milionë njerëz në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën të ditur se 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja ‘demenca‘ e cila ndikon në performancën mendore ndërsa parashikon se kjo shifër do të rritet në 152 milionë në vitin 2050, transmeton Anadolu Agency (AA).

Alzheimer, forma më e përhapur e demencës që ndikon në performancën mendore përcaktohet si një çrregullim neurodegjenerativ i shoqëruar me simptoma neuropsikiatrike dhe ndryshime në sjellje të karakterizuara nga një rënie në aktivitetet e përditshme dhe dëmtime në aftësitë njohëse.

Për sëmundjen e Alzheimer-it e cila shkakton dëme të rënda në indet e trurit kryesisht tek njerëzit dhe mbi 65 vjeç dhe e cila u përcaktua për herë të parë në vitin 1906 nga psikiatri dhe patologu gjerman Alois Alzheimer, ende nuk ka një diagnozë efektive dhe metodë të trajtimit.

Çdo vit, 21 shtatori festohet si “Dita Botërore e Alzheimer-it” me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje.

OBSH vlerëson se numri i të sëmurëve që vuajnë nga demenca në mbarë botën është 50 milionë dhe se në vitin 2030 kjo shifër do të rritet në 83 milionë dhe në 2050 deri në 152 milionë.

Organizata e cila vë në dukje që pavarësisht se mosha e avancuar është faktori më i fortë i rrezikut për demencën dhe se kjo sëmundje nuk është një pjesë normale e plakjes, thekson se demenca aktualisht është shkaku i shtatë që kryeson vdekjet në të gjithë botën.

Alzheimer vërehet në 2 deri në 4 për qind tek grupmosha mbi 65 vjeç dhe 20 për qind në grupmoshën mbi 85 vjeç.

– Rastet e reja të demencës diagnostikohen 1 në çdo 3 sekonda

Simptoma më e dukshme e sëmundjes është pamundësia për të kujtuar ngjarjet e fundit. Me progresin e çrregullimit rritet humbja e aftësive njohëse, gjuhës në lidhje me lobet frontale dhe temporale, lëvizjet e holla motorike.

Organizata e cila paralajmëron se në çdo tre sekonda diagnostifikohet një rast i ri i demencës, potencon se Alzheimer e cila cilësohet si “tmerri i shekullit 21” është një nga krizat më të rëndësishme shëndetësore globale dhe sociale.

OBSH-ja tërheq vëmendjen se pavarsëisht se rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë, vetëm disa vende aktualisht kanë plane kombëtare për demencën. Po ashtu organizata fton shtetet anëtare të formulojnë politika gjithëpërfshirëse publike për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve që vuajnë nga demenca dhe të kujdestarëve të tyre për të rritur qasje të drejta të tyre në shërbime.

Sipas indeksit që institucioni Ndërkombëtar për Sëmundjen Alzheimer (ADI) dhe Koalicioni Global mbi Plakjen (GCOA) kanë publikuar në një konferencë që kanë zhvilluar në muajin korrik në SHBA, bëhet e ditur se si rezultat i plakjes së popullsisë në vitin 2050, rreth 70 për qind e njerëzve me demencë do të jenë në vendet në zhvillim.

Sipas të dhënave të fundit nga OBSH-ja, kostoja e demencës në ekonominë botërore është 818 miliardë dollarë. Për të tërhequr vëmendjen ndaj seriozitetit të situatës organizata ka thënë se “Nëse demenca do të ishte një vend, do të ishte ekonomia e 18-të më e madhe në botë. Nëse do të ishte një kompani, do të ishte kompania më e madhe në botë duke tejkaluar Apple-n me të ardhura vjetore (742 miliardë dollarë) dhe Google-n me të ardhura vjetore (368 miliardë dollarë).

SHPËRNDAJE