Demarkacioni riprocedohet gjatë shtatorit

Nuk kanë caktuar datë, mirëpo qeveria është e sigurt se marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do ta riprocedojnë në Kuvend gjatë muajit shtator, njofton Klan Kosova.

Këtë vendosmëri të ekzekutivit kosovar e shpjegon Sokol Havolli, shef kabineti i kryeministrit Isa Mustafa.

Koaliconi për ti bërë votat e ratifikimit të demarkacionit në tentimin e dytë, së pari duhet të bindë “11 deputetët e listës serbe, që të votojnë për verizionin aktual, pasi që mu bojkoti i tyre e bëri të pamundur seancën e ditës së parë të shtatorit kur kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës .

Në Qeveri thonë se kanë filluar bisedime, por se nuk dinë për kushtet që serbët-e Kosovës i kanë për të votuar kufirin me malazezët

Pavarësisht se çka mendon Prishtina zyrtare, Klan Kosova merr vesh se Lista serbe ka kushtet e njëjta për votimin e demarkacionit.